Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Revista ”Archaeology”: Shqipëria, një udhëtim në kohë

Revista ”Archaeology”, botim i Institutit amerikan të Arkeologjisë, i ka kushtuar një shkrim të gjatë zbulimeve arkeologjike në Shqipëri mundësuar edhe nga ndërtimit i gazsjellësit TAP, që po shfrytëzohet nga arkeologët si një mundësi për zbulime dhe për të paraqitur historinë e vendit që nga koha e Neolitit deri në ditët tona.”Arkeologët, të financuar nga Trans Adriatic Pipeline (TAP) kanë gërmuar dhe kanë studiuar një vendbanim antik pranë Peshtanit, nga ku do të kalonte gjurma e gazsjellësit. Por, gjurma e tubacioneve të gazsjellësit u devijua pikërisht për të shmangur vendbanimin 1400-vjeçar”, thuhet në shkrimin e gazetarit Matthew Brunwasser, raporton ‘ata’.”Në Shqipërinë moderne, përzierja e kulturave historike është kaq e theksuar sa duket sikur ato do të përplasen me njëra-tjetrën… Vlen të përmendet Via Egnatia, që për herë të parë u kalua nga ushtarët romakë, rreth vitit 200 para Krishtit. Kjo rrugë u modernizua për shekuj me radhë dhe u bë rruga lidhëse mes Konstandinopojës dhe Adriatikut”, thekson ai.Në këtë shkrim theksohet gjithashtu se TAP-i ecën pothuajse paralel me rrugën Egnatia, arteria kryesore antike mes Lindjes dhe Perëndimit.Një nga zbulimet më interesante të bëra deri tani është vendbanimi i Turanit, varrezat e të cilit datojnë që prej 2 000 vitesh.Shqipëria është një vend që po zhvillohet me shpejtësi. Ajo tërhoqi 4,7 milionë turistë në vitin 2016 ose 15 për qind më shumë se në vitin 2015.”Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve vijnë për plazhet e virgjëra dhe të lira, për ngjitje në male dhe ekoturizëm, edhe numri i vizitorëve në zonat arkeologjike ka ardhur duke u rritur”, shkruan Brunwasser.

Back to top button