Media austriake: Greqia mund të bllokojë Shqipërinë në BE
Përplasjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pasqyruar edhe në media të ndryshme europiane.
E përditshmja austriake derStandard, shkruan se tashmë për Shqipërinë nuk janë më problem marrëdhëniet me Serbinë, por me Greqinë.
Sipas saj, nëse një ditë hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Greqia mund t’i bllokojë.
“Serbia nuk është më problem për Shqipërinë.
Nga perspektiva e Tiranës, tani duhet të shqetësohen më shumë për Greqinë”, thekson gazeta.
Sipas saj, gjithë përplasja bëhet për çështjen e naftës në Jon, në territorin që i kaloi Greqisë pas një marrëveshje Berisha-Karamanlis në prill 2009 e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e RSH.