Athina kundër Idrizit: Jo personave me ide fashiste

Isuf Kurtaj
Zgjedhja e Shpëtim Idrizit të PDIU-së në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë “ngrinë” marrëdhëniet mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare. Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandini Koutra, i cili përmes një komunikate për shtyp, tha se zgjedhja e Shpëtim Idrizit në një prej posteve më të larta në Shqipëri, siç është ai i nënkryetarit të Parlamentit, nuk përcjell sinjale pozitive për bashkëpunimin dypalësh. Deklarata e ashpër nga pala greke në drejtim të asaj shqiptare erdhi pasi Parlamenti votoi të enjten me 73 vota pro Shpëtim Idrizit si nënkryetar i parlamentit. Ndërkohë pas votimit, Vangjel Duke u dorëhoq menjëherë nga posti i nënkryetarit që mbante prej vitit 2013. Pas këtij akti, Shpëtim Idrizi reagoi duke e quajtur Dulen “Zervist” të kohëve moderne.

Reagimi

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme greke, të prezantuar nga Koutra, thuhet se zgjedhja e personave me tendenca ektremiste nuk prodhon dhe nuk promovon miqësinë.  Më tej, ai theksoi se lejimi në pozita të larta të personave me të kaluar ekstremiste, duke nënkuptuar këtu caktimin e Shpëtim Idrizit në postin e nënkryetarit të Parlamentit, pengon bashkëpunimin dhe nuk e ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj europiane. “Përzgjedhja e figurave që janë mbartës dhe lidhen drejtpërdrejtë me ide fashiste dhe me nazizmin në të shkuarën e Europës, në poste të larta në organet kryesore të vendit, nuk i shërben as bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe as perspektivës së Shqipërisë për integrim në BE”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Marrëdhëniet

Duket se pozicionimi i Idrizit dhe pasimi i menjëhershëm i dorëheqjes së Vangjel Dules prej postit të nënkryetarit të Parlamentit, si dhe largimi i PBDNJ-së prej koalicionit qeverisës, ka zemëruar së tepërmi Athinën, çka ka sjellë një ftohje të marrëdhënieve dypalëshe, në një prej pikave të tyre më të këqija të viteve të fundit. Kjo deklaratë është në vazhdën e përballjeve që dy vendet kanë pasur kohët e fundit, pas anulimit të marrëveshjes së detit, por edhe pas një sërë mosmarrëveshjesh në çështje të ndryshme që prekin marrëdhëniet dypalëshe. Burime në Ministrinë e Jashtme greke bëjnë të ditur për mediat në Athinë se do të duhet një kohë e gjatë për ngrohjen e marrëdhënieve me dy vendeve, pasi palët duket se u qëndrojnë pozicioneve të tyre në mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close