Erdogan vjen me “ushtri” në Tiranë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit.
Erdogan do ta nisë axhendën e takimeve në orën 11:30 ku do të pritet nga homologu shqiptar, Bujar Nishani. Rreth dy orë më pas, Nishani dhe Erdogan do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa në orën 14:00 është parashikuar të mbahet takimi me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas këtij takimi, Erdogan do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takimi i cili do të zhvillohet rreth orës 16:30.
Në këtë vizitë bie në sy numri i madh i delegacionit që shoqëron presidenti turk, pasi bëhet fjalë për rreth 120 persona. Vizita e Erdoganit në Shqipëri do të mbyllet në orën 22:30.