Rikujtojmë fjalimin e 4 prillit të Angellov: Gruevski ka paguar 2 milion euro që UÇK e rrejshme të vrasë policë
Me datë 4 Prill, në një fjalim të mbajtuar teksa protestonte para RTVM-së, kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov, pati deklaruar se Qeveria e Gruevskit ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik.
Dhe duket se kjo akuzë në adresë të qeverisë është e vërtetë.
Fillimisht, me 21 prill, disa persona “morrën” në kontroll pikën kufitare në Gushincë të Likovës, dhe më pas kur iki policia atje ata kishin ikuar dhe nuk u gjetën më ndërsa hapi i dytë, ishte ai i sotmi i sulmit në Kumanovë.
Pa bërë më shumë komente, ju sjellim fjalimin e Stojançe Angellov të datës 4 prill:
“Dikush në vendin tonë ka bërë një plan monstruoz për konflikt ndëretnik dhe kemi informacion se u janë dhënë 2 milion euro shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK-në. Detyra e tyre ishte të paraqiten si UÇK dhe të bëjnë vrasjen e disa pjesëtarëve të policisë apo të ushtrisë dhe të shkaktojnë konfliktit ndëretnik. Dikush tjetër ka përgatitur një skenar të tillë, për atë dola me këtë deklaratë, ditët e ardhshme mundet të ketë përshkallëzim të situatës, por këtë gjë nuk e lejojmë”, ka thënë më datë 4 prill kryetari i “Dinjitetit”, Angellov.