Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Hashim Thaçi mbron Gruevskin, fajëson “grupet dhe individët”

Në gjithë ngjarjet e sotme në Kumanovë, Ministria e Jashtme e Kosovës dhe kreu i saj, Hashim Thaçi më së shumti brengosen për sovranitetin e Maqedonisë.

Në komunikatën zyrtare, Thaçi flet për ruajtjen e integritetit të Maqedonisë dhe i lë fajtorë “individët dhe grupet” që po e destabilizojnë Maqedoninë., raporton Koha.net.
“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve”, thotë ministri i jashtëm Thaçi në reagim.

Back to top button