Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ahmetaj: Për dy muaj hiqet ekskluziviteti i “Rinasit”, së shpejti edhe 3 aeroporte të tjera

Gjatë prezantimit të projektligjit për turizmin ministri i Zhvillimi Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, u shpreh se brenda dy muajsh qeveria shqiptare pritet të arrijë marrëveshjen për t’i hequr ekskluzivitetin e fluturimeve aeroportit “Nënë Tereza”, të vetmit në Shqipëri.

“Jemi në negociatë të avancuar për të hequr ekskluzivitetin dhe për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të ketë 3 aeroporte të tjera, dy në jug, një në veri dhe ju garantoj që brenda dy muajve ekskluziviteti me dialog dhe me negociatë miqësore do të hiqet”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ahmetaj njoftoi se bregdeti shqiptar do të pastrohet brenda katër muajve dhe theksoi problemin e bombave detare të cilat pengojnë udhëtimet e jahteve dhe krocerave në brigjet shqiptare.

Pushteti lokal është në zgjedhje, është bërë bregdeti zhul dhe imagjinoni që ne presim 25% më shumë turistë. Kemi marrë iniciativë që e kalojmë në qeveri, që ti japim mundësinë Agjencisë së Bregdetit që të marrë punonjës për 4 muaj të pastrojnë bregdetin. Sot Shqipëria në hartat e disa kompanive sigurimesh ekziston si territor që ka bomba detare dhe nuk ndalojnë jahtet, kjo është fatkeqësi 22-vjeçare. Ministria ka marrë një iniciativë për t’i sqaruar në mënyrë që hartat të mos dalin sërish me bomba detare”, tha ministri Ahmetaj.

Back to top button