Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Nikoliq: Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka shprehur sërish frikën nga e ashtuquajtura “Shqipëria e Madhe”.

Gjatë një takimi me Shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, ai deklaroi se një realitet i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë. Përfaqësuesit shqiptarë erdhën në Serbi dhe na provokuan pa pasoja. Imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të krijoheshin institucione të ngjashme me Republikën Serbe (në Bosnje)? Përpjekja për të krijuar Shqipërinë e Madhe është e papranueshme”, ka thënë Nikoliq.

Back to top button