Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Nikolla:Kemi futur gjuhën greke në provimet me zgjedhje të Maturës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka qënë sot e pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi studimet shqiptaro-greke ku ka bërë të ditur gjithashtu se tashmë gjuha greke është futur në provimet me zgjedhje të maturës. 

Pas këtij aktiviteti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Nikolla shprehet se gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, janë intensifikuar.

“Pas më shumë se një dekade, në vitin shkollor 2014-2015, shkollat e pakicës kombëtare greke u pajisën me tekste shkollore në gjuhën amtare.  Gjuha greke, po ashtu, është pjesë e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore- thekson Nikolla.

Gjithashtu, sipas ministres së Arsimit, qeveria shqiptare përmbushi angazhimin për përmirësimin e cilësisë së tyre, duke konsultuar mësuesit dhe duke botuar tekstet shkollore që mësuesit i vlerësuan si më cilësore. 

Nikolla fb – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=281689#sthash.5eelwRYY.dpuf

Back to top button