Berisha përjashtohet nga Kuvendi, ofendoi gruan e ministrit (VIDEO)
“Beteja” në Lazarat zhvendoset në Parlament si një ‘betejë’ plot me debate të zjarrta mes së majtës e së djathtës.
Deputeti socialist Taulant Balla i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha të tregojë lidhjet me personazhin “Gatja” i Lazaratit, i arrestuar tashmë nga policia. “Në telefonat e të arrestuarve si ka mundësi që gjeje emrin e Berishës”.
Në vazhdën e fjalimit nga foltorja e Kuvendit, Berisha duke u drejtuar nga foltorja u shpreh se “nuk ia vlen ta dëgjosh fjalën e një burri që ia quajnë gruan, kurvë dhe prostitutë…”.
Kaq u desh që kryeparlamentari Ilir Meta të ndërpresë seancën e parlamentit.