Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

VIDEO: Kur Arben Ristani mbronte në gjyq djalin e Enver Hoxhës

Pjesë e arkivit të rrallë të “Associated Press” është edhe kjo video realizuar në vitin 1995, që shfaq Arben Ristanin, sot deputet i PD-së, kur si avokat i lirë mbronte në gjyq Ilir Hoxhën, djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ishte viti kur Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.

Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:

“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie. 

Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë,
pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një
intervisë për një gazetë.

Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.

Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e
saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i
diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.

Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur
vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të
drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.

Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një
intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për
pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me
një vit arrest shtëpie.

Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.

Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.

Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.

“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.

Por jo çdo vizitor tregon respekt për varrin e tij. “Personi që
ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani
njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë
pasojat e diktaturës së tij”, – thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.

E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.

Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.

Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.

Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk
lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet ‘Blloku’ dhe njerëzit që
jetonin aty quheshin ‘bllokmenë’”
, – përfundon kronika e “Associated Press”.

Back to top button