Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ndeshja e yjeve të futbollit për bamirësi, ja kush do e përfaqësojë Shqipërinë më 10 janar

Për vetëm pesë ditë në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e legjendave të futbollit shqiptar me atë grek, italian e turk.

Kjo ndeshje ka si qëllim mbledhjen e sa më shumë parave që do të shkojnë në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit që lamë pas.

Miqësorja mes yjeve të kombëtares sonë dhe atyre të shteteve në fjalë ka si organizator mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lilën dhe motoja e saj është “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Ndeshja e madhe do të zhvillohet më 10 janar në orën 18:00, dhe vetë mbrojtësi i Kombëtares dhe njëkohësisht edhe i skuadrës së Tiranës, Lila ka bërë publik emrat e yjeve shqiptare ë do marrin pjesë në këtë takim, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lojtarët e Kombëtares së yjeve të Shqipërisë:

Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri (Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi (Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Në rolin e trajnerit do të jetë Ilir Shulku.

Lila ka sqaruar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale se në këtë përballje do të luhen dy gjysmë finale me nga 35 minuta dhe në fund do luhet finalja.

Back to top button