Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Qosja: Rama ka kontribuar për Shqipërinë sa për 23 vjet bashkë

Idetë për bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trevat dhe fushat janë shumë premtuese për integrimin e të gjithë shqiptarëve në tërësi”. Kështu është shprehur nga Gjirokastra akademiku, Rexhep Qosja.



I pyetur mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ai u shpreh se po shihen përpjekje për një evropianizim të përshpejtuar të Shqipërisë, me mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare.

Vizita e tij në Gjirokastër përkon me edicionin e pestë “Fest- Argjiro 2014”, një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës.

Qosja e ka cilësuar Gjirokastrën si një qytet unik në botë, ndaj, tha ai, “duhet mbrojtur nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga shteti”.

Ndryshe, në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Labërisë në Gjirokastër, Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me “Emblemën e Argjendtë” të Gjirokastrës, ndërsa Alfred Moisu ka marrë titullin “Nderi i Qytetit” të Gjirokastrës.

Në Kuvend merrnin pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste të Qarkut të Gjirokastër.

Back to top button