Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shqiptarët etnik po humbasin durimin në Maqedoni

Shqiptarët etnik në Maqedoni po humbasin durimin rreth negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Kështu shkruan sot portali evropian Euroactiv, në një shkrim me titull “Shqiptarët etnik në Maqedoni po humbasin durimin rreth negociatave me BE”. Siç nënvizohet në fillim shqiptarët etnik i bëjnë thirrje liderëve botëror që të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Por, nga ana tjetër, thuhet se Bashkimi Evropian është i dëshpëruar nga përparimi i munguar i vendit drejt plotësimit të standardeve demokratike.

Portali citon deklaratat e fundit të zëvendëskryeministrit për evrointegrime Fatmir Besimi i cili ka bërë thirrje për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos NATO dhe BE, për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Shkrimi nënvizon edhe përmendoren e vendosur të mbretit serb Car Dushani dhe kontradiktat e ngritura lidhur me këtë përmendore që është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

“Bashkësia etnike shqiptare është e pakënaqur me mungesën e arritjes së përparimit në planin e agjendës evropiane. Ata vlerësojnë se përparimi do të forcojë mundësitë për vende të reja pune dhe do të mundësojë përparimin e të drejtave të tyre”, thekson zëvendëskryeministri i evrointegrimeve, Fatmir Besimi.

Euroactiv tërheq vërejtjen edhe për ndarjet e theksuara midis partive politike në planin e mbështetjes së dialogut politik dhe reformave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button