Presione në Beograd për ta ndaluar ekspozitën e vrasjes së shqiptarëve

Ka media dhe presione të grupeve djathtiste që në Beograd të mos mbahet ekspozita e Saranda, Jehona dhe Fatos Bogujevcit, me të cilën rekonstruohet masakra në Podujevë më 1999.

Ekspozita “Bogujevci Visual History”, që nesër do të hapet në Qendrën Kulturore në Beograd, në formë të instalacionit artistik, flet për krimin ndaj familjes Bogujevci, të kryer në mars 1999, nga njësia paramilitare serbe “Shkorpion”. Atëherë vriten 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, ndërsa pesë fëmijë mbojetojnë, në mesin e tyre Saranda (13), Jehona (11) dhe Fatos Bogujevci (12), shkruan Danas.

Sandra Orlovic, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha sot se historia e familjes Bogujevci është dëgjuar tashmë në Beograd.

“Por, ka mbetur brenda mureve të sallës së gjyqit dhe nuk është dëgjuar në publik. Kjo ekspozitë është një mundësi për njerëzit e ‘thjeshtë’ që të dëgjojnë se çfarë i ndodhi familjes Bogujevci dhe që me historinë e tyre të kuptojnë se si krimet kanë shkatërruar jetët e familjeve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Fatosi, Jehona dhe Saranda, pas të gjitha gjyqeve dhe dëshmive, përsëri mblodhën forcat për treguar historinë personale dhe familjare me mesazhin për të cilin pak kush ka guxim, e ajo është që puna e tyre u dedikohet viktimave të luftës dhe si dëshmi se drejtësia mund të mposhtë të keqen”, tha ajo.

Ekspozita përbëhet nga rekonstruimi i dhomës së ndejës në shtëpinë e Bogujevcëve, dhomës në spital ku pas krimit ishin të shtrirë, si dhe gjykimit gjatë të cilit kanë dëshmuar.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close