Brym për Berishën: Antikomunisti primitiv po ritenton luftën civile
Scharf-lins.de, një blog i majtë gjerman, me autor Max Brym, shkruan se ish- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i radikalizon deklaratat publike dhe po kërkon të bëjë atë që di të bëjë, luftën civile.
Për momentin, kundër tij ka hetime për vjedhje dhe korrupsion. Por Berisha ka nisur të kërcënojë me luftë civile, duke kërkuar rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama.
Anti- komunisti primitiv deklaroi në Facebook: “Zoti Rama, mendoni për fatin e statujës së Leninit në Kiev, që u rrëzua. Edhe ju do rrëzoheni si ai”.
Në këtë mënyrë ai bëri thirrje për luftë civile në Shqipëri. Por për pasurinë përrallore të familjes dhe klanit të tij nuk tha asgjë. Gjithmonë e më tepër ai po i referohet kryengritjes në Ukrainë. Kërkon që një skenar të tillë ta zbatojë në Shqipëri.
Por nuk ka aq fat, pasi qeveria gjermane BE e sheh Berishën si personin përgjegjës për korrupsionin.
Si duket Berisha do e gjejë veten në burg, të paktën kjo është ajo që kërkon shumica në Shqipëri për shkak të mashtrimeve, pasurimit të paligjshëm dhe vrasjes së tre protestuesve më 21 janar në Tiranë.