Bollano, Censusi i Omonias: Në Shqipëri deklarohen 286.852 grekë
TIRANE- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, Omonia publikon rezultatet e censusit të anëtareve të Komunitetit Etnik Grek të organizuar nga vetë ajo.
Censusi u kry me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate pasi pretenduan për mospërfshirjen e anëtareve të Minoritetit Etnik Grek në Censusin e muajt Tetor 2011 të organizuar nga Instituti i Statistikave.
Omonia thotë se janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike dhe këtij procesi i janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të minoritetit Etnik Grek.
” Rezultatet e përgjithshme që dolën nga ky proces janë shprehje e madhësisë numerike e njëkohësisht edhe shpërndarjes gjeografike të Minoritetit Etnik Grek.
Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces. “- thuhet në njoftimin për shtyp të OMONIA-s.