Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

I prekuri me koronavirus, kontakt me 14 persona të tjerë; po kryhen analizat në ISHP

Personi që rezulton pozitiv me koronavirus dhe konsiderohet pacienti zero ndodhet në spital. Sipas mjekut Tritan Kalo ai ndodhet në gjendje të kontrollueshme dhe pa temperaturë të lartë. Ndërkohë mësohet nga Ministria e Shëndetësisë se ai ka pasur kontakt me 14 persona të tjerë, të cilët janë vetëkarantinuar.

Zëvendësministrja konfirmoi gjithashtu se janë marrë analizat e personave dhe pritet që shumë shpejt të dalin përgjigjet e tyre. Nga ana tjetër u vu në dukje nga krerët e institucioneve shëndetësore se ka hyrë në fuqi vetëkarantinimi i detyruar, përfshirë edhe pjesëtarët që kanë pasur kontakt me të prekurin me koronavirus.

I riu 28 vjeç dhe babai i tij 56 vjeç ndodhen në ambientet e spitalit infektiv në Tiranë dhe po mbahen nën kontroll të rreptë nga ana e mjekëve infeksionistë. Bëhet e ditur gjithashtu se janë edhe tre skenarë të Ministrisë, që përfshijnë korridoret e lira të evakuimit të personelit shëndetësor dhe reparteve të tjera spitalore.

Back to top button