Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Klosi: U përpoqën të mbillnin “antiamerikanizmin”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet se kryeministri bëri atë që duhet të bënte që Shqipëria të merrte përgjegjësitë që i takonin midis aleatëve, duke u kujdesur që vendi të mos dilte i dëmtuar nga kjo ndërmarrje. I pyetur nga “Shekulli” nëse në atmosferën e protestave kanë ndikuar edhe agjenci apo shërbime të huaja, Klosi thekson se, “nuk do të çuditesha, sikur një ditë të dëgjoja, që të tjerë “miq” na kanë “shpëtuar” dhe këtë herë”.

Në lidhje me qendrimin e ambasadorit Arvizu, Klosi shprehet:
Besoj se nuk duhet bërë fjalë nëse i lejohet apo jo, të thoshte ato që tha. Ai paraqiti një qëndrim të qeverisë amerikane lidhur me problemin e kontributit të Shqipërisë në ndërmarrjen në fjalë, ai nuk i shpalli luftë kurrkujt. Por nuk mund të rrinte pa e thënë, që “dikush apo disa” po përpiqeshin të mbillnin edhe në Shqipëri një ndjenjë antiamerikanizmi, ndërkohë që, gjer më tani, e kanë konsideruar kombin shqiptar një shembull të së kundërtës në rajon

Back to top button