Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Armët kimike, Uolker: Do hapen vende pune

Drejtori i Sigurisë së Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë në “Green Cross Internacional”, Paul Ualker, ka konfirmuar se SHBA-të kanë përzgjedhur Shqipërinë, Francën dhe Belgjikën, si tre shtetet për procesin e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Ualker, gjatë një interviste për TCH u shpreh se të tria shtetet, përfshirë Shqipërinë, janë përzgjedhur për shkak se këto vende kanë eksperienca në procesin e çmilitarizimit të armëve. “Kur unë i pyeta pse Shqipëria, pse Franca, pse Belgjika, ata thanë: këto janë tri vende që ndodhen ne Europën Perëndimore, që nuk janë shumë larg. Pra, është tërësisht një çështje e kufizimit të distancave të transportit. Këto janë tri vende që ata menduan se do të mirëpresin një projekt kaq të madh si ky”, u shpreh ai. Paul Ualker deklaroi më tej se procesi i shkatërrimit të armëve kimike kërkon shumë, shumë ujë dhe energji. “Duhet të mendohet me kujdes se ku do të zhvillohet ky proces. Do të përdoret shumë ujë, shumë burime, shumë energji elektrike. Kërkohet shumë nxehtësi. Do të jetë një proces shumë industrial për mijëra tonë armë kimike. Armët kimike janë shumë toksike. Ju duhen aeroporte dhe porte për t’i pritur këto ngarkesa”, u shpreh specialisti. Uolker theksoi më tej se në SHBA nuk ka pasur rrezik nga shkatërrimi i armëve kimike dhe se rreziku është i vogël. Por, ky proces që është tejet i komplikuar, sipas specialistit amerikan do t’i sjellë Shqipërisë përfitime ekonomike. “Avantazhi për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i infrastrukturës industriale nëse do të zgjidhni vendin e duhur ku do të bëhet ky proces, si dhe pa dyshim do të sjellë punësim. Nëse Shqipëria do të ketë vullnetin për t’i pranuar do të ketë një rrezik minimal, por nga ana tjetër edhe shumë mundësi ekonomike”, u shpreh ai.

Back to top button