Rama, gazetarit italian: Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj

“Italianët? Janë shqiptarë të veshur me Versace”. Kështu e ka
përkufizuar kryeministri Edi Rama marrëdhënien Shqipëri-Itali, në një
intervistë për televizionin italian RAI3.

Komenti gazetarit: Pas
4 vjetësh zvarritje Komisioni Evropian i ka hapur Shqipërisë dritën
jeshile për njohjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin
Evropian. Përcaktuese, lexohet në raport-progres, për këtë hap ka qenë
edhe zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve të qershorit të kaluar dhe që u
fituan me një shumicë dominuese nga ana e koalicionit të qendrës së
majtë, të drejtuar nga Edi Rama. Rezultati i jep fund një periudhe të
gjatë pasigurie dhe tensioni politike të cilat kulmuan me incidentet e
rënda të Janarit 2011 ku humbën jetën 4 viktima. Kështu Edi Rama artisti
që nga Kryebashkiak i Tiranës i cili ngjyrosi qytetin e tij, sapo mori
detyrën në krye të qeverisë, fluturoi në mënyrë imediate drejt Brukselit
për të takuar Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle. Pra Shqipëria i
ka sytë gjithmonë e më shumë drejt perëndimit, duke filluar nga Italia,
si partneri i parë në marrëdhëniet tregtare dhe kulturore.
Kryeministri Rama:
Italia është Shqipëria e veshur Versace, pra ne jemi praktikisht shumë
të ngjashëm. Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj. Italia ka bërë për
Shqipërinë nëpërmjet të gjitha qeverive të saj, detyrën e një fqinji me
të cilin ndan të njëjtin oborr, ndaj dhe ne i jemi shumë mirënjohës
Italisë.
Komenti gazetarit: Projekti
me i rëndësishëm që lidh Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë është i lidhur
me gazsjellësin TAP që do të transportojnë 10 miliardë metër kub gaz në
vit nga rezervuarët e Azerbajxhanit deri në Salento. Kanë ratifikuar
tashmë, Shqipëria dhe Greqinë, ndërsa në Itali ka akoma rezistencë nga
ambientalistë dhe institucione vendore. Por Rama është i sigurt që
gazsjellësi do të bëhet.

Kryeministri Rama: Është një projekt që na lidh më
shumë bashkë. Unë kam patur kënaqësinë që të flas me Kryeministrin tuaj,
ndaj jam i sigurt që ky projekt do të jetë një urë lidhëse e mëtejshme
mes nesh dhe Italisë.

Gazetari: Në çfarë pike është Shqipëria përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian?

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi:
Shqipëria po ecën në rrugën e përmbushjes së reformave të nevojshme. Në
fund të këtij viti Këshilli do të vendosë t’i japë apo jo Shqipërisë
statusin kandidat që është një nga hapat e parë për të shkuar drejt
integrimit. Gjëja më e rëndësishme për të parë është se me çfarë
impenjimi do të aplikohen reformat e nevojshme dhe sigurisht
qëndrueshmëria e këtij procesi. Përsa i përket reformave, flasim për
luftën kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, reforma
në sektorin ekonomik e në të drejtat e njeriut.
Gazetari: Reforma që do të jenë dhe prioritet i qeverisë Rama?
Kryeministri Rama:
Ne jemi në Evropë, jemi në mes të Evropës dhe duam të bëhemi pjesë e
familjes së Bashkimit Evropian. Rruga jonë vazhdon. Sipas meje kjo rrugë
ka qenë dhe do të jetë jo një rrugë për të shkuar diku, por drejt vetes
tonë evropiane, sepse ne duhet dhe mund të jemi pjesë e kësaj
familjeje.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close