Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Historia e jashtëzakonshme e Adnan Januzajt: Nga lufta në Kosovë te Manchester

Adnan Januzaj është sot emri më i lakuar në mediat europiane, paraqitjet e tij të fundit në Premier League që kulmoi dy javë më parë me dopietën kundër Sunderland si edhe telenovela e përzgjedhjes së skuadrës kombëtare e kanë kthyer Januzaj në starin e mediave.

Të gjithë mund të dinë shumë në lidhje me talentin e tij, por shumë pak dinë historinë e vërtetë sesi ka arritur Adnani deri këtu, si u larguar familja e tij nga Kosova pas luftës së fundit e gjithëçka do ta gjeni gjatë leximit të kësaj historie rrënqethëse! “Daily Mail” e ka publikuar këtë histori.

“I lindur në Bruksel, Januzaj ka prindër shqiptar nga Kosova, të çilët u larguar nga vendi pas luftës së fundit në Jugosllavi. Historinë e tij e ka treguar babai, Abedin Januzaj, por duke treguar se nuk dëshiron të tregoj se për cilën kombëtare do të luajë, Kosovën, Shqipërinë, Blegjikën, Anglinë apo ndonjë tjetër. Babai i tij, megjithatë, u shpreh se do ta zgjedhte Kosovën pa dyshime, por futbolli i këtij vendi nuk është pranuar në FIFA. Tani ka gjasa që djaloshi ta përfaqësojë edhe kombëtaren angleze, që duket më favorite. Djali i dajës së Adnanit, Idriz Januzaj, është 11 vjeçar dhe aktualisht jeton me babain e tij në Istog. Gjithashtu, në këtë vend ka një lagje, e cila ka mbiemrin Januzaj, por nuk dihet se a është vendosur shkaku i Adnanit. Anderleht e përgëzoi mjaft Abedinin për shkak se djali i tij ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Ai nuk kishte tatuazhe, vetura të shtrenjta dhe po ashtu nuk kishte as marrëveshje me ndonjë sponsor. Por që ta kuptosh Abedin Januzaj ju duhet të dini historinë e familjes së tij të vështirë, sa ishte në Kosovë. Daja i Abedinit, Januzi, ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga pushtuesi serb. Në intervistën për “Sportsmail” ai u shpreh: ”Ishte 18-vjeçar kur i’u bashkova UÇK-së. Mendoj mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999. Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijeve tanë. Ishte koha të luftonim për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim ishte e drejtë. Që nga viti 1980 deri tani ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të pushtuar nga sistemi serb. Unë isha luftatar i UÇK-së së bashku me gruan time. Ne luftuam së bashku në një brigadë. Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë. Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë.”

Më 1 Prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe xhami. Kryetari i Istogit, Muhamet Rexhaj, thotë se shumë shtëpi ishin djegur, madje sipas tij të gjitha, pra rreth 3 mijë. Sipas tij vetëm 5 anëtarët e një familjeje ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t’i shpëtuar kokat e tyre. Madje edhe nëna e Adnan Januzaj kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu, duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj së bashku me babain e tij, Ali Januzaj, u detyruan të kalojnë në Turqi, ku hapën biznesin e tyre.

Kushërinjtë e tij theksojnë se kur Adnan Januzaj viziton Kosovën ata kanë luajtur futboll dhe ai dukej shumë i zoti. Madje edhe disa zyrtarë policie tregojnë se kanë luajtur me Adnanin gjatë kohës kur ai ishte 14-vjeçar, por nuk e dinin se kush është.

Back to top button