Serbët qenkan populli më i vjetër i botës ?

Nga: Fahri Xharra
”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”

Kësaj rradhe do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historisë,

e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.

”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë

që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.

” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)

”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”

Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.
”Unë Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”

Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!

”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….

Olgа Luković-Pjаnović thot’ që serbët e Peloponezit ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike ( aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”

Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë). Rrijm ne ,rrijmë. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli i 14-të.! ”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët ishin serb”

Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.

Biokimisti i Harvardit me analizat e tij të gjeneve ka konstatuar që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve si edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close