Diaspora kunder regjistrimit ne Shqiperi!
Nga Besnik RAMA
Nje mjegullnaje e krijuar prej kohesh. Situata sa delikate aq edhe e
pashpirt. Delikate, pasi po krijon turbullira dhe ferkime ne shoqerine
shqiptare.
E pashpirt, per arsye se shpirt i kombit po humbet pike ne kete
regjistrim, i cili po kryhet mbi baza etnike dhe fetare. Theksoj,
regjistrimi po kryhet mbi baza etnike dhe fetare. Po cfare do te thote
kjo? Asgje, pervec asaj qe Greqia, Serbia apo edhe Maqedonia dhe Rumania
do te perfitojne. Po cili eshte rreziku me i madh per shqiptaret?
Sigurisht, mbeten si gjithmone Greqia dhe Serbia. Greqia me planet e saj
te pashterrshme ne jug, ndersa Serbia me veriun, e vecmas me Shkodren, e
cila per hir te se vertetes ne situata te tilla perhere eshte e pergjumur.
Te vjen keq per nje situate te tille, nderkohe qe trupi i kombit edhe mund
te shitet, por edhe mund te qendroje. Nese ne nuk anullojme regjistrimin,
ai do te shitet dhe do behet therrime buke te begatshme per fqinjet tane,
te cilet tentativat e tyre te kahershme per asimilim te trojeve shqiptare
ka qene prezent historikisht.
Se pari, regjistrimi i popullisese ne kete menyre do te sjellin edhe
probleme fetare. Probleme te tilla do te vihen re me kalimin e viteve.
Komuniteti musliman, por edhe ai i kirshtere do jene me te ekspozuar,
nderkohe qe ai ortodoks do te njohin rritje. Serbia dhe Greqia jane dy
vende ortodokse, dhe si ne veri dhe si ne jug rreziku i shtimit te tyre
eshte evident. Ka shqiptare qe jane per buke goje dhe shume te varfer,
disa qindra euro per nje ndryshim kombesie perpara varferise se tij e
tundojne. E ai i shkrete apo e shkrete nuk kane menyre tjeter, vecse o
grek o serb.
Se dyti, regjistrimi do kete edhe rritje te minoriteti. Me kalimin e
viteve shtetet e tyre (Greqia dhe Serbia) do te kerkojne me shume te
drejte, me shume llogari per Tiranen zyrtare. Keshtu, rritet presioni qe
fqinjet tane do te na bejne ne vendimet tona. Vendime per ke? Per kombin
shqiptar. Dhe cfare? Fqinjet do nderhyje ne keto vendime, edhe pse nuk
kane te bejne me to. Absurde!
Se treti, rreziku me i madh eshte per brezat qe do te vijne. Pervec
trysnise nga fqinjet, kufiri mund te sherbeje edhe si vater e nxehte.
Nderkohe qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote qe ne cdo cep te kufirit
te saj ka vetem e vetem shqiptare. Percarja qe na kane bere historikisht,
vendimet ne dem tonin kane sjell nje Shqiperi, ate cfare eshte sot. Po
keto vendime ku na dergojne? Na dergojne ne shtratin e Athines dhe
Beogradit. Prandaj, jo regjistrimit mbi baza etniek dhe fetare. Shqiperia
eshte vend etnik, e jo multietnik. Kete te fundit deshirojne fqinjet tane,
por ne duhet t’i ndalojme sa nuk eshte vone.
Se katerti, ky shqetesim pervec ne Shqiperi vihet re qarte edhe ne
diaspore. Ne po punojme cdo dite me emigrantet tane, po bisedojme me to
per problemet e vendi tone. Ato shpreheh kundra kategorikisht ketij
regjistrimi, aq sa jane edhe te afte te kontribuojne ne parandalimin e
tij. Shume jane treguar te gatshem qe te mberrijne edhe ne Tirane per t’u
vene ne frontin e atyre qe jane kunder ketij regjistrimi, por ka edhe prej
atyre qe kane te gatshem te derdhin edhe shume ne para per te kontribuar
ne baze materiale, ku gjithe shqiptare te valevitin famuljt kuq e zi dhe
te protestojne m’u ne mes te Tiranes kundra ketij regjistrimi ne kete
menyre.
Diaspora shqiptare eshte pro regjistrimit, por jo mbi baza etnike dhe
fetare. Ne e duam Shqiperine, duam fqinjesi te mire me te gjithe, por ne
vendimet e brendshme tonat nuk ka pune askush. Jemi ne qe vendosim per
fatin tone, per Shqiperine tone te dashur.
*Autori eshte Botues dhe Kryeredaktor i NacionalAlbania
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”