Flamuj, Kushtetuta dhe maska

Disa qindra vetë janë mbledhur tashmë para selisë së Presidencës, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit për manifestimin e kësaj të hëne.
Disa prej tyre mbajnë në duar flamuj kombëtarë, disa postera me imazhin e Kushtetutës.
Në anën tjetër, rreth 1000 efektivë policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke siguruar godinat kryesore të institucioneve, por edhe ato të ambasadave.