Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Osmani thërret për unitet ndërshqiptarë

Në Gostivar u shënua përvjetori i 15 i ngjarjeve të Gostivarit në mbrojtje të flamurit kombëtar. Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani bëri hapjen e ceremonisë qendrore në Pallatin e Kulturës duke shprehur momente të përkujtimit dhe mesazhe me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarje dhe 100 vjetorit të festës së flamurit kombëtar.

Osmani deklaroi se ngjarja e sotme përkon me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar dhe sot ka veçori dalluese për shkak të përmbushjes së obligimit kombëtar në nderim të dëshmorëve të kombit të ngjarjeve të korrikut 1997.

“Edhe sot ndaj bindjen se tragjedia e Gostivarit ishte një komplot e përgatitur nga Qeveria e Maqedonisë në aleancë të plotë të partisë shqiptare që ishte në Qeveri dhe në pajtim me marrëveshjen e heshtur të opozitës. Pjesë të fajit për këtë tragjedi bart edhe faktori politik shqiptar i asaj kohe, kur dihen deklarimet e tyre”, deklaroi Rufi Osmani.

Sipas tij, qeveritarët e asaj kohe kishin faji ne tyre dhe duhet të kërkojnë falje publike, sepse ne kishim të drejtë dhe sot ky realitet është evident me valimin e flamurit shqiptar kudo në mbarë Gostivar.

Ai shtoi se shqiptarët janë dëshmitarë të pabarazisë institucionale dhe diskriminimit në të gjitha fushat, përfshirë sidomos ate ekonomik.

“Sot shqiptarët po përjetojnë një gjendje të rëndë të diskriminimit që kërkon zgjidhje dhe alternativa kombëtare dhe të vlerave që çojnë drejt zgjidhjeve reale”, deklaroi Osmani, transmeton INA.

Në këtë përvjetor dhe 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar bëj thirrje që të bashkohemi rreth himnit dhe të japim kontributin maksimal rreth bashkimit tonë pranë idealeve kombëtare. në kuadër të projektit të gjithë shqiptarët të bashkuar në Evropën e Bashkuar.

Para Akademisë Përkujtimore u bë shpalosja e bustit të dëshmorit kombëtar Nazmi Saliu në vendlindjen e tij në Turçan të Gostivarit.

Përkujtimin e këtij përvjetori i madhështoi edhe prania e artistëve të mirënjohur shqiptarë si Mirush Kabashi dhe artistë të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button