Nderimi, Aleanca KuqeZi vendos nga një flamur tek varri i çdo dëshmori
Aleanca KuqeZi përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve. Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve duke vendosur një flamur për çdo dëshmor, duke shprehur mirënjohjen për kontributin historik dhe luftën e tyre të lavdishme dhe veprën e përjetshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslim Pashaj, u shpreh: “Aleanca KuqeZi përkujton me nderim të thellë heronjtë e paepur të kombit shqiptar në tokën amë, Shqipëri dhe jo vetëm, por në të gjithë trevat shqiptare ku jeta e tyre u sakrifikua për lirinë e kombit tonë”.
Më tej Pashaj theksoi se: “Aleanca KuqeZi nderon idealin e tyre, i cili përkon me ëndrrën dhe aspiratën e mbarë shqiptarëve për një Shqipëri të pavarur, bashkuar dhe me prosperitet. Ideali dhe ëndrra e tyre nuk mund të keqpërdoret nga krahët e përçarë të politikës, sepse ata u flijuan për lirinë e atdheut dhe flamurin tonë kombëtarë”.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”