Daçiç: Shqiptarët të heshtin, dhuna jonë është edukate

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, u ka sugjeruar politikanëve shqiptarë në Preshevë që të mos flasin shumë, por të ruajnë pozitat e tyre. 

Ai ka thënë se përgjigjia me forcë e xhandarmërisë serbe ndaj shqiptarëve, që sipas tij kanë sulmuar policët, ka qenë adekuate pasi askush nuk guxon të çoj dorë ndaj njësive speciale.

Daçiç ka udhëtuar vet për në Vranje për të folur për çështjen në një konferencë të jashtëzakonshme, pas arrestimit të tetë shqiptarëve. Ai ka thënë se amnistia që u është garantuar me marrëveshje ndërkombëtare nuk vlen për krime.

“Kur është fjala për amnistinë e miratuar nga Vojisllav Koshtunica dhe institucionet federative të asaj kohe, do të doja t’ua rikujtoj, ndonëse nuk dua ta komentoj politikisht pasi mendoj se jemi shteti i vetëm që kemi amnistuar terroristët, ajo nuk përfshin veprën penale për krime ndaj njerëzimit, përkatësisht krime lufte”, ka deklaruar Daçiç.

Policia serbe ka bastisur tetë lokacione dhe ka arrestuar pesë persona për krime lufte, ndërsa tre të tjerë për sulme ndaj policëve dhe armëmbajtje pa leje.

Për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdyli, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emrullahi. Abdyli është përkthyes i OSBE-së në Serbi.

Ndërsa në grupin e tre personave të tjerë ndodhet edhe Izet Qazimi, vëllai i Ridvan Qazimit, të njohur si komandant Lleshi që kishte udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Ata akuzohen për disa sulme, vrasje dhe mbajtje të serbëve në burgje në Terrnac dhe fshatrat përreth Bujanocit, ku edhe kanë ndodhur bastisjet. Të arrestuarit janë dërguar në polici në Beograd, ndërsa kanë reaguar edhe shqiptarët.

“Këto janë akuza politike dhe koha kur kanë gjetur të bëjnë arrestimet tregon se ato kanë motive politike”, ka deklaruar Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit.

Ndërsa deputeti Riza Halimi ka thënë se ky është një terror dhe se pikët politike fitohen duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe rajonit.

Prishtina: Arrestimet cënojnë paqen dhe stabilitetin

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se këto veprime të vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.

Qytetarët shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë.

Qeveria e Kosovës thekson se këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi janë edhe një dëshmi e qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon me qasjen e saj anti-europiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurtë, të qetë dhe mbi të gjitha në dëm të bashkëpunimit rajonal.  

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. SHKIJET JANE VETE TERRORISTE TE FELLIQUR :TRILLUES :FANATIK :
    GJELOZA :DHUNUES:QELBESIRAT ME TE AVANSUARA DHE ME TE PERKDHELURA NE BOTE.

  2. ke quani terroriste ju more rrace e degjeneruar…. NJE POPULL QE LUFTON PER LIRI E KERKON TE DREJTAT E TIJ NE TOKE TE TIJ
    shpresojme dhe urojme ne nje organizim te t gjithe organizatave shqiptare ne mbrojtje te popullsise shqiptare kudo qe jane
    do te jemi aty
    zgjohu shqiptar dhe motren u qifsha politikaneve shqiptare kudo qe ndodhen qe sbejne as nje deklarate sic duhet ne raste te tilla

  3. mjer shqiptart e shkret skan krah nga as kush shkit lujn si maca me minin ndersa partive politike si ne ks ashtu edhe ne shqipri turp tu vie ende merren me njeri tjetrin e presin nga europa kurrrrrrr europa nuk na ka ndihmu pa hile e kur i mbyllin syt nga veprimet si ne maqedoni ashtu edhe ne lugin skem shka te presim nga ta se per europ ne na kishin zhduk qe moti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close