Shtatë shqiptarë në garë për deputetë në Greqi

Parlamenti grek

Minoriteti grek në Shqipëri dublon përfaqësimin e vet në dy shtete. Përveç të zgjedhurve të tij që sot kanë mandatin e deputetit në Parlamentin shqiptar, apo detyra në qeverinë e Sali Berishës, pritet që ky komunitet të ketë zërin e vet edhe në Parlamentin e ardhëm të Greqisë. Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit që do të zhvillohen në fqinjin tonë jugor, janë regjistruar për të marrë pjesë në garë edhe shtatë qytetarë shqiptarë me kombësi greke, por që disponojnë shtetësi të dyfishtë. Ndër ta është edhe i mirënjohuri Pirro Dhima, i renditur i pari në listën proporcionale të socialistëve grekë.

Përveç himarjotit, gjashtë të tjerët i përkasin pakicës greke në Shqipëri dhe janë kryesit nga zonat minoritare të Sarandës dhe Gjirokastrës dhe aderojnë thuajse me partitë kryesore në garë. Një element që spikat është numri i femrave të angazhuara, ku nga shtatë kandidatë, tre janë femra. Votues të këtij kontingjenti kandidatësh janë përveç qytetarëve grekë edhe ajo pjesë e qytetarëve shqiptarë që kanë shtetësinë greke dhe nga kjo pikëpamje, për herë të parë, zgjedhjet në Greqi përfshijnë në mënyrë direkte edhe një pjesë të qytetarëve shqiptarë. Për analogji, qasja politike e bërë nga partitë greke të kujton gjetjen e dikurshme politike në Shqipëri, ku Hasan Prishtina përfaqësohej në parlament si deputet i Kosovës, ndonëse kufijtë ishin njohur zyrtarisht.

Do të mjaftonte qoftë edhe ky krahasim, por edhe fushata që po zhvillohet nga kandidatët për të vlerësuar se ky është një operacion politik nga ana greke, që synon në radhë të parë vota të emigrantëve shqiptarë dhe së dyti zgjerimin e tematikës nacionaliste në një plan formal të ri. Në thelb, Epiri i Veriut rikonstituon veten nga një tezë që politika e Shqipërisë ja faturon shpesh “qarqeve të caktuara” në një politikë të qenësishme kombëtare greke e cila orienton pakicën që jeton në Shqipëri nga vendimmarrja në Athinë. Në këtë kuadër, kandidati Pirro Dhima, është padyshim në qendër të vëmendjes.

Kampion bote në peshëngritje, himarjoti bëri bujë dhe prishi humorin e opinionit shqiptar kur deklaroi kombësi greke, duke hapur debatin e nxehtë mbi përkatësinë e Himarës në planin kulturor por edhe atë etnik. Po kështu, Dhima, vetëm pak ditë më parë, ka qenë në Boston të ShBA-së, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga komuniteti epirot i atjeshëm, e ku në një ndër të cilat kërkohej Autonomi për Epirin e Veriut.

E vështruar në kompleksin e vet, kandidatët në fjalë e integrojnë tezën në fjalë në qendrën vendimmarrëse të Greqisë, duke simetrizuar atë lojë politike të Sali Berishës përmes së cilës, komuniteti çam sot përfaqësohet për herë të parë si i tillë në një qeveri shqiptare. Rrjedhimisht të dyja qeveritë e sotme në Shqipëri dhe në Greqi qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, pa mohuar më pretendimet territoriale dhe çështjet e nxehta që vijnë nga e shkuara. Adoptimi i Dhimës nga PASOK-u ndërkohë rikonfirmon se Himara do të jetë sërish në axhendë dypalëshe.

Kandidatët

Aleksandër Anagnosti kandidon për Partinë Demokracia e Re që drejtohet nga Samaras.

Pirro Dhima

Milica Joti

Amalia Lapa, kandidate për socialistët grekë të drejtuar nga Venizellos

Athina Kremidha

Drako Theodhori

Eustrat Daiu

Kandidatë për nacionalistët e LAOS-it

Tri janë partitë greke që kanë përfshirë kandidatë nga Shqipëria për zgjedhjet e 6 majit. PASOK-u që është analogia e PS-së në Shqipëri, Demokracia e Re, apo ndryshe konservatorët e djathtë, pak a shumë afër PD-së dhe LAOS-i, apo Populli, parti nacionaliste që së fundmi mund të homologohet në vendin tonë me Aleancën Kuq e Zi.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Analogjia e juaj me Hasan Prishtinën si përfaqsues i Kosovës né Parlamentin e Shqipëris nuk është me vend.Hasan Prishtina përfaqsonte prefekturën apo qarkun e Kosovës ashtu quheshin njësia administrative mbrenda territorit té Shtetit Shqiptar apo më sakstsisht Qarku i Kukësit ( Pjesa e Lumës e Hasit dhe e Tropoja (Malësi a Gjakovës) Emërtim i till i këtyre krahinave Kosovë duket i arsyeshëm për irridentën nacionaliste shqiptare e cila synonte bashkimin e territoreve të pushtuara shqiptare nga Mbretëria Serbe (SKS ose jJugosllavia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button