Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Personat e arrestuar në Maqedoni nuk janë terroristë, por bujq e pleq

Foto arrestimesh në Maqedoni

Pas publikimit të fotove të personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 5-fishtë afër Shkupit, ky akt ka shokuar shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Prej strukturave shtetërore të Maqedonisë, personat e arrestuar ishin cilësuar si “terroristë të stërvitur mirë”, por në të vërtetë ata janë qytetar shqiptar dhe familjarë me profesione si bujq, zdrukthëtar, shofer etj.

Me 22 prill 2012, kryeministri Gruevski pati deklaruar se: “Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk janë parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata, do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë”.

Por as profili i të arrestuarve dhe as motivi i vrasjeve nuk përkojnë me atë që u tha më parë.
Sipas fjalëve të djeshme të ministres Jankullovska, vrasjet janë bërë me motivin “për të krijuar frikë mes qytetarëve të Maqedonisë”. Vallë është i mjaftueshëm ky motiv, që dikush të bëjë vrasje të pesëfishtë?!

Në anën tjetër, të arrestuarit kanë profil komplet të ndryshëm nga ai i cili pretendonte policia.
Sa për ilustrim sjellim profilin e disa prej të arrestuarve dje.

64-vjeçari Qani Aziri, nga Sutka e Shkupit, është pensionist kurse profesioni i tij i mëparshëm ka qenë zdrukthëtar. Edhe vëllai i tij i arrestuar, Fejzi Aziri, 50 vjeç, nuk ka profil “vrasësi të trajnuar mirë”. Ai është bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve, ndërsa Haki Aziri, 32 vjeç, është shofer kamioni.

Asnjëri prej tyre nuk ka as mjekër dhe mes shokë apo njerëz që i njohin si “radikalë islamistë”.

Edhe profili i 60-vjeçares Feride Bilali, nga fshati Hotël i Likovës, është i çuditshëm. Ajo jeton e vetme në shtëpi në fshatin e saj pasi 3 djemtë prej vitesh punojnë në shtetet perëndimore. /Kosova.net/E.L/

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button