Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila denoncoi e para qeverine shqiptare se ka vonuar qëllimisht ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të energjise elektrike Shqiperi-Kosove, në numrin e saj të fundit, thote se ky projekt mund të dështojë, duke nënkuptuar dorëheqjen e bankes gjermane KFW, si financuese. 

Gazeta shkruan se burime të afërta me palët e perfshira për ndërtimin e linjes 400 kilovoltësh Kosovë-Shqiperi, thote se gjermanët janë shprehur qartë se në asnjë mënyrë projektin nuk do ta realizojë kompania e dytë e radhitur sipas pikëve, përkatësisht “EnergoInvest” nga Bosnja e Hercegovina.

Sipas burimeve te gazetes ”nëse projekti do të ritenderohet, atëherë, banka gjermane do të jetë shumë më rigoroze me palët, pasi këto të fundit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së 

parë të nënshkruar, duke e kthyer në fazën fillestare gjithë projektin”.

Gazeta “Zëri” citon edhe drejtorin e Operatorit, Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, Fadil Ismajli, i cili konfirmon se nëse projekti do te duhet të ritenderohet, atëherë, sipas tij, gjithçka do të nisë nga pika zero. Çdo vonesë në projekt, sipas tij, do t’u kushtojë shumë palëve përfituese dhe rajonit, pasi siç thotë ai, nga interkonjeksioni, përfituese është Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Vonesa për ndërtimin e linjës se energjise Shqipëri- Kosove u shkaktua nga qeveria shqiptare. Ajo zgjodhi  si fitues të tenderit kompanine serbo-boshnjake të renditur e dyta në garë dhe ajo atë kroate qe u zgjodh nga banka gjermane si fituese. 

Qeveria shqiptare u mundua te shpjegoje kete veprim me koston me te larte te projekti, qe kishte nga ana e kompanise fituese, edhe pse ne raste te ngjashme qeveria e ka neglizhuar çmimin. 

Çmimi, shfajesimi i kryeministrit
I pyetur nga “Zeri i Amerikes”, per kete standard te dyfishtë ne perzgjedhjen e kompanive,kryeministri Berisha dha kete pergjigje: “Dallimi është shumë i madh. Për objektin nuk ka patur një juri për çmimin. Po të marrësh të 12 projektet  e paraqitura për parlamentin, ato varijojnë nga 48 milionë në 100 milionë euro. Juria ndërkombëtare, e cila ka patur edhe profesorë të shquar të Harvardit dhe nga gjithë bota, përzgjodhi projektin e zotit Prix për projektin më të mirë, i cili në mos gaboj, është 69 ose 79 milionë euro, nuk e mbaj mend mirë, pra juria kur përcakton se cili është projekti më i mirë, nuk merr parasysh në asnjë rrethanë çmimin. Rasti konkret i linjës është pak më ndryshe. KFV-ja është një bankë e mrekullueshme e cila ka financuar me dhjetra e dhjetra projekte të shkëlqyera në Shqipëri. Ne, por edhe qeveria e mëparshme, them se kemi patur marrëdhënie dhe kemi marrëdhënie shumë të mira. Në rastin konkret çështja qëndron me kredinë e kësaj banke; janë zhvilluar dy tendera, është zhvilluar tenderi Tiranë- Prishtinë, është zhvilluar edhe tenderi i Unazës së Jugut. Në tenderin Tiranë – Prishtinë një nga kompanitë, e cila i plotëson kushtet teknike, ka dhënë një ofertë prej 8.6 milionë euro më lirë, vetëm për segmentin shqiptar, kurse po të shtohet edhe segmenti i Kosovës del 20 milionë euro më lirë. Në Unazën e Jugut, po kjo kompani, që ka bërë këtë ofertë më të lirë ka bërë një ofertë në mos gaboj 12 apo 20 milionë euro më të shtrenjtë dhe tani pretendohet që kjo të fitojë Unazën e Jugut. Unë e kuptoj, se jo gjithmonë çmimi më i ulët duhet të përzgjidhet, por qeveria, që në momentin, që jashtë kritereve teknike heq dorë nga çmimi më i ulët, thyen një rregull të cilin do ta ketë shumë vështirë ta rivendosë”.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close