Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vetura e ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, me targa serbe

Vetura zyrtare e ambasadorit të Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, vazhdon të qarkullojë nëpër Kosovë me targa të Republikës së Serbisë. Kjo ka shkaktuar revoltë te gazetarët shqiptarë që kanë përcjellë takimet zyrtare të zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi të enjten në Prishtinë, shkruan sot gazeta KOHA.

Edhe pse vite më parë, Kosova tashmë ka edhe targat e saj zyrtare edhe për përfaqësuesit diplomatik, vetura zyrtare e Ambasadës së Maqedonisë e tipit “Shkoda”, vazhdon të “shëtitet” sikur të jetë në Republikën e Serbisë.

Në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, në fillim thanë se “Shkoda” nuk është veturë e ambasadorit Karajanov, që më pas, zëdhënësi i kësaj ministrie të arsyetohet se “targat serbe ka shtatë vite që janë marrë”. “Vetura për të cilën po flisni, është regjistruar atje para 7 viteve dhe në atë kohë, autoritetet kosovare kanë dhënë targa të tilla.

Deri para do kohësh, thuajse të gjitha veturat e përfaqësive diplomatike në Kosovë kanë pasur targa të tilla, sepse kanë pasur disa problem teknike ata atje për të dhënë targat e tyre diplomatike. Kohëve të fundit ka filluar një trend te ambasadat e tjera në Kosovë i ndërrimit të targave dhe brenda kohës, edhe ambasada jonë do ti ndryshoj dhe do ti merr targat e reja”, është arsyetuar zëdhënësi i MPJ-së, Borçe Stamov. (Zejnulla Veseli/KOHA)

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button