Ruli në Serbi, marrëveshje me Petroviçin
![]() |
Genc Ruli – Dusan Petroviç |
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili ndohet në Serbin për një vizitë zyrtare, ka nënshkruar me homologun serb, Dusan Petroviç, një marrëveshje për bashkëpunimin veterinar. Firmosja është bërë në selinë e qeverisë serbe në Beograd.
Marrëveshja, synon lehtësimin e qarkullimit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive të kafshëve.
Pas nënshkrimit, ministri shqiptar tha se është mundësuar përmirësimi i shumë proceseve dhe marrëdhënieve të ekonomive të dy vendeve. Ruli vuri në dukje dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare gjatë viteve të fundit.
“Serbia është një ndër partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë në kuadër të CEFTA-s, me afërsisht 20% të totalit të shkëmbimeve tregtare për vitin 2011. Ndërkohë që afërsisht 10% e totalit të eksporteve shqiptare në kuadër të Marrëveshjes CEFTA destinohet për në Serbi, ndërsa afërsisht 21% e totalit të importeve në kuadër të kësaj marrëveshjeje ne i marrim nga Serbia”, është shprehur Ruli.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”