Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Serbia përfshihet në hetimet e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc

Policia serbe po verifikon të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e autorëve të vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovc të Shkupit.

Kjo është theksuar dje nga ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se është i gatshëm për të ndihmuar autoritetet maqedonase.

“Jemi të gatshëm për të ndihmuar për gjithçka që kanë kërkuar kolegët nga policia e Maqedonisë. Ne do të kryejmë verifikime të ndryshme me qëllimin që si mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi ministri serb.

MPB deri tani ka kërkuar ndihmën dhe bashkëveprimin e policive të rajonit për të dhënë informacione dhe përvojën e duhur në zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë që ndodhi javën e kaluar në periferi të Shkupit. Ndërhyrja e policisë serbe në hetimet për zbardhjen e vrasjes ka nxitur reagime tek partitë politike shqiptare, të cilat druajnë dhe nuk i besojnë policisë serbe. Ky reagim është shprehur me marrëveshjen e arritur për bashkëpunim policor midis Beogradit dhe Shkupit.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button