Topi: Serbia po cënon harmoninë etnike në Maqedoni

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka akuzuar Serbinë se po cenon harmoninë në Maqedoni. Topi pas takimit me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov, duke folur rreth zhvillimeve të fundit në vend pas vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, tha se të gjithë qytetarët por edhe mediat duhet të izolohen nga interpretimet dashakeqe që kanë prapavijë nacionaliste, një pjesë e të cilave vijnë nga Serbia.

“Mesazhi shkon te çdo qytetar pavarësisht nëse është maqedonas apo shqiptar..Ky vend është e destinuar të shkojë në harmoni të plotë midis i të gjithë etnive.Unë dëshiroj që të njëjtën gjë ta bëni edhe ju të medias, të izoloni të gjitha ato interpretime dashakeqe që bëhen me background-e nacionaliste, një pjesë prej të cilave vjen natyrisht nga Serbia. Pra gjëra duhet të skanohen, të trajtohen në mënyrë shumë realiste”, deklaroi Bamir Topi, President i Shqipërisë, citon Alsat-m.

Edhe Presidenti Ivanov pati vlerësime të ngjashme sa i përket incidenteve të fundit. Ai tha se dikush nuk ka interes që vendi të përparojë dhe të përmirësohen marrëdhëniet në vend.

“Shprehëm gatishmërinë që institucionet dhe shërbimet të bashkëpunojnë me qëllim të ndriçimit sa më të shpejtë të këtij akti makabër dhe në interes të gjetjes së kryerësve të kësaj vepre…sepse nëse kanë marrë guximin që këta ta bëjnë këtu padyshim që mund ta bëjnë edhe në ndonjë vend tjetër. Është e qartë se dikush nuk e ka në interes që rajoni të përparojë dhe të përmirësohen gjendjet në çdo plan”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Presidenti shqiptar gjithashtu porositi që aktet e tilla kriminale të vendosen në linjën e investigimit dhe drejtësisë sipas standardeve ligjore pasi çdo klimë paragjykuese do t’i dëmtonte marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Projektimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt botës euroatlantikë është një përcaktim i pakthyeshëm. Në këtë rrugë duhet të orientohen të gjitha institucionet tona dhe shoqëria jonë..çdo refleks nacionalist apo ultra-nacionalist dhe aq më shumë ndonjë klimë paragjykuese do të ishte shumë e dëmshme për harmoninë midis qytetarëve shqiptar dhe maqedonas dhe harmoninë në rajoni”, u shpeh Bamir Topi, President i Shqipërisë.

Topi gjithashtu duke komentuar rreth incidenteve të mëhershme në vend, porositi që ambientet sportive të mos shfrytëzohen për thirrje nacionaliste ndërsa Marrëveshja e Ohrit të respektohet nga të gjitha palët si bazë për rregullimin e marrëdhënieve mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Presidenti Bamir Topi i cili gjendet në vizitë 3 ditore në Maqedoni sot takoi edhe kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close