Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kastrati: Mbroni familjet tuaja!

Të zhgënjyer me situatën e sigurisë në veriun e Mitrovicës, shqiptarët kërkojnë ndihmën e shtetit për t’u mbrojtur. Gjatë ditës së martë ata zbritën në jug dhe i kërkuan mbrojtje kryetarit të Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati.


 Pas takimit me banorët, Kastrati zhvilloi një takim edhe me banorët e lagjes së Boshnjakëve dhe gjatë kësaj vizite ai porositi banorët që tani e tutje secili me forcat vetjake të mbrojnë familjet e tyre.

“Secili shqiptar ta mbrojë familjen e vet. Kjo nuk do të thotë që policia nuk do të ofrojë siguri, mirëpo them që secili shqiptar i veriut, që sheh ndonjë rrezik të mbrohet në formë vetjake”, deklaroi Kastrati, raporton TCH.
Situata në veri të Mitrovicës është tensionuar prej ditës së diel, kur në lagjen Tre Rrokaqiejt, në banesën e tij, u vra Selver Haradinaj, ndërkaq mbetën të plagosur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Ndërkaq të hënën serbët e veriut shkatërruan pikën statike të Policisë së Kosovës. 


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button