Tahiri: Dulen do e marr për veshi, ta shëtis në Çamëri!
Dashamir Tahiri, deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet i është kundërpërgjigjur deklaratës së Vangjel Dules. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut një ditë më parë deklaroi se “nuk ka pasur në kohërat e demokracisë në shtetin grek asnjë krahinë me emrin Çamëri, asnjëherë, me përjashtim të periudhave kur ka qenë e pushtuar”.
“Çamëria” tha ai është toponim që nuk ekziston. Në këtë mënyrë Dule argumentojë vendimin e shteti grek për të mos lejuar hyrjen në territorin e saj të shtetasve shqiptar që kanëtë shënuar në pasaportë si vendlindje Çamëri.
Në reagimin e tij Tahiri shprehet se Dule duhet të shohë tabelën që thotë “Mirësevjen në Çamëri”. ”Nuk më ka mbetur gjë tjetër me Dulen, do ta marr për veshi dhe ta çoj atje, ku është një tabelë që thotë “Mirësevjen në Çamëri”. Ta shëtis në të gjithë Çamërinë, zotin Dule ta çoj deri te Tre gurët e zi në Prevezë ku të shikojë të gjitha fshatrat e djegura, xhamitë ku janë akoma, varret e të parëve tanë. Dhe shtëpinë e gjyshit tim”, është shprehur deputeti i PDIU-së
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”