Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ofendohen sërisht rëndë shqiptarët në Manastir (VIDEO)

Ofendimet e maqedonasve ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Në ndeshjen e ligës së dytë të Maqedonisë në futboll luajtu dje në mes ekipit Pelister nga Manastiri dhe Rufejës nga Tetova tifozët vendas të njohur si Ckembari kanë ofenduar rëndë shqiptarët. Ofendimet nga më të ndryshmet si: Dhoma gazi për shqiptarët, shqiptarë I mirë shqiptarë I vdekur, do ju mbysim krejt, duam Maqedoninë pa shqiptarë. Të gjithë janë të inçizuarë në kamerë dhe hudhur në youtube nga vet tifozët vendas ndërsa në video shifet se edhe policia nuk ka reaguar për të parandaluar këtë ngjarje të turpshme, transmeton Shqipmedia.

Sipas rregullores së Federatës së futbollit nëse në një ndeshje futbolli ka ofendime nga ana e tifozëve ajo ndeshje duhet të ndërpritet.

Disa javë më parë Qeveria e Maqedonisë morri një sërë masash për të ndaluar ofendimet e ndryshme nëpër tribuna duke paralajmëruar edhe dënime me burg por sa do të vlejë në këtë rast pritet të shifet.

Ndryshe, ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit që duhej të luhet sot për shkaqe sigurie është anuluar për kohë të pacaktuar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button