Çamët në qeveri, Athina e shqetësuar

Ministria e Jashtme Greke u shpreh e shqetesuar lidhur me pjesemarrjen e partise se çamëve në Qeverinë Shqiptare. Lajmi behet publik prej zedhenesit Grigoris Delavekuras, gjate një komunikimi me gazetarët e akredituar pranë kësaj ministrie.

Sipas zotit Delavekuras, Athina është informuar dhe po ndjek me kujdes te veçante zhvillimet politike ne vendin tone. Zëdhënësi u shpreh se prania ne qeveri e partise, e cila ka shprehur qendrime qe shqetesojne Athinen dhe bien ndesh me rrugen europiane të Shqiperisë, e ka shtyrë Greqinë të monitorojë me vëmendje situaten.

”Çeshtja e perberjes se Qeverise Shqiptare eshte çeshtje e brendshme dhe si e tille nuk na takon ne ta komentojme”, tha Delavekuras. “Ështe e vertete se PDIU ka shprehur qendrime qe na shqetesojne dhe bien ndesh me frymen integruese te Shqiperise. Kemi marre garanci nga kryeministri dhe nga Ministria e Jashtme në Tiranë se Shqiperia deshiron marredhenie te mira me Greqine”, shtoi ai.

”Ky është momenti në të cilin Shqipëria duhet të tregojë nese kjo eshte e vertete dhe marredheniet dypaleshe te vazhdojne me te njeten klime pozitive. Greqia, eshte e vendosur ne ndihmoje Shqiperine ne rrugen e saj europiane. Athina eshte nje aleat e Shqiperise ne kete rruge. Pa, dyshim qe ne mendojme se nje ure lidhese mjaft e mire midis dy vendeve, eshte edhe minoriteti grek ne Shqiperi, te drejtat e te cilit jane nje nder kriteret e implementimit te kesaj rruge”, mbylli deklaratën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Mendoj qe qeveria Greke ndjehet shume e sigurte ne lidhjet qe ka me qeverine Shqiptare qe nderhyn duke bere nje presion te tille, Greket jane "aleatet" tane, qe jane veshur me fustanellen tone dhe e kane bere te veten..me historin tone dhe e kane bere te veten, kane shnderruar shqiptaret ne greke me hir e pahir, jane ata qe kane zgjeruar kufinjte me toka shqiptare dhe tani duan te zgjidhin edhe ceshtje te tjera ne kurriz te ketij populli..

  2. qelbesirat grek kane frike se kane bere genocid me shqiptaret pas luftes kur mori camerine,po heret a vone do vije dita qe do te ndeshkohen nga gjykata nderkombetare,do vije dita qe shqiperise do ti kthehen trojet e veta,por duhet te largojme politikanet hajdut e tradhtare qe ka ne shqiperi se perndryshe sllavo-greket e qelbur do na shkelin me kembe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close