Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

AK: Politika ti kërkojë falje shqiptarëve, i ka lënë të fundit në rrugën e BE

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar maxhorancën qeverisëse se po pengon procesin e integrimit të vendit në Bahkimin Europian.

“20 vjet më parë Shqipëria aspiroi Bashkimin Europian ndërkohë që në të njëjtin vit Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe gjithë republikat ish-jugosllave u përfshinë në luftra disavjeçare duke mbetur shumë mbrapa në proceset integruese. Shqipëria nuk qe pjesë e asnjë lufte, genocidi, përplasje etnike dhe ende është në fund. Dhe pikërisht kur projekti europianizimit kërkon unifikim dhe bashkim, lidershipi politik shqiptarë grindet për ndarjen e përgjegjësisë dhe fajit për gjendjen e vendit”, u shpreh përfaqësuesi i AK-së Julian Kola.

Aleanca Kuq e Zi shprehet se ky është rasti klasik ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit, duke e cilësuar një dhuratë që sulltanët e politikës 22 vjeçare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë.

Refuzimi për tre vite me radhë i statusit të kandidatit konsiderohet si i paprecedentë nga AK dhe për këtë bëhet përgjegjëse politika dhe qeveria shqiptare.

“E tërë klasa politike por mbi të gjitha Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje 10 milionë shqiptarëve që i ka lënë të fundit në rrugën drejtë Bashkimit Europian, ndonëse erdhi në jetën politike nën premtimit “do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ne kemi një qeveri e cila flet vetëm për perëndimin por sjellja e saj është tipike e një vendi lindor. Statusin e kandidatit të BE e mori pra Serbia e cila u bombardua nga NATO dhe nuk e mori Shqipëria e cila është anëtare me të drejta të plota në NATO”, përmbylli fjalën e tij Kola.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button