Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Komisioni Hetimor kërkon ndjekje penale për Spahiun: “Na prishi me Greqinë”

Komisioni Parlamentar Hetimor ndaj ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka vendosur të kërkojë ndjekje penale për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës ndaj Kreshnik Spahiut.

Në përfundimet e raportit, thuhet se Spahiu do të ndiqet penalisht për prishje të marrëdhënieve me Greqinë, dëmtimin e procesit të Censusit dhe për largimi nga puna pa leje që sipas komisionit ka ndodhur në 15 raste.

Komisioni Hetimor pritet ti propozojë Kuvendin në seancën e ardhshme miratimin e raportit dhe kërkesën për shkarkimin e Spahiut, edhe pse ky i fundit tashmë ka kohë që ka dhënë dorëheqjen.

Pas miratimit të përfundimeve të raportit, kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj tha se një kopje e raportit do ti dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe një tjetër Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Komisioni ka funksionuar vetëm me anëtarë të maxhorancës pasi opozita i bojkotojë punimet e tij./F.Stafa/

* * *
Ditën e sotme Komisioni Hetimor pritet që të publikojë raportin lidhur me shkarkimin e ish nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.

Komisioni hetimor pritet ti kërkojë parlamentit shkarkimin e ish- nënkryetarit , ndonëse Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen për t’ju përkushtuar tërësisht Aleancës Kuq e Zi.

Madje dorëheqja u bë temë debati dhe në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mes debatesh të shumta në mbledhjen që zgjati për më shumë se 5 orë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i kërkoi anëtarëve të KLD-së që të mos pranohet dorëheqja e Spahiut.

Sipas, Halimit, Spahiu duhet të shkarkohej nga Kuvendi dhe jo të dorëhiqej. Por kërkesa e tij u rrëzua pas votimit.

Ndërkohë dy ditë më parë, nga Durrësi, Spahiu akuzoi Berishën si një kryeministër antikombëtar. Sipas tij, shefi i mazhorancës që ditën e ardhjes në pushtet hodhi, parullën Shqipëria 1 Euro me qëllim shitjen e Shqipërisë”. Sot në 100 vjetorin e pavarësisë, ai po shet shtetësinë për 100 mijë Euro. Ai e shiti bregdetin e Durrësit tek mafia serbe , tek mafia boshnjake dhe ajo shqiptare.

Me këtë shitje ai ka realizuar ëndrrën shekullore të Serbisë për të dalë në Adriatik, ëndërr te cilën ata se realizuan në kohërat me të vështira te vendit tonë. Ata e benë realitet nën udhëheqjen e Berishës duke ua lënë Durrësin dhe bregdetin e tij në dorën e qarqeve mafioze serbe”, deklaroi Spahiu gjatë takimit të Aleancës Kuq e Zi në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, duke iu referuar kuvendit kombëtar të AK, Spahiu deklaroi se në muajin maj, ai do të mbahet në stadium pasi Pallati i Kongreseve sipas tij i përket Sali Berishës dhe Ramiz Alisë. “Nuk ka sallë që mban delegatët në Kuvend. Ai do të mbahet në stadiumin e Tiranës, ndërsa Berisha le të rrijë me partine e tij në Pallatin e Kongreseve, në pallatin e Ramiz Alizë, në pallatin e diktatorëve” , theksoi Kreshnik Spahiu në Durrës. / Mark Brunga

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button