Harta e “Maqedonisë së Madhe” në një shkollë në Kërçovë
Harta e “Maqedonisë së Madhe” është locuar edhe në një shkollë fillore të Kërçovës. Siç bën të ditur gazetari i agjencisë së lajmeve INA, në shkollën fillore “Video Smileski – Bato” është evidentuar në murin e shkollës një hartë e të ashtuquajturës “Maqedonisë së Madhe”.
Drejtoria e shkollës nuk ka komentuar vendosjen e kësaj harte, që siç thuhet është punuar nga nxënësit. Mirëpo, burime pranë shkollës theksojnë se nxënësit që kanë punuar ato janë të frymëzuar nga arsimtarët e tyre, pasi që titulli i hartës është “Atdheu Im”.
Në këtë hartë shihen qartë tendencat ekspansioniste, ku territore të shteteve fqinje gjendet nën territorin e të ashtuquajturës “Maqedoni e Madhe”.
Skandale të njëjta të vizatimit dhe ekspozimit të hartës së njëjtë janë regjistruar në disa shkolla dhe institucione në Shkup, Ohër dhe Tetovë.
Nga ana tjetër, të rinj shqiptarë të organizatës “Illyricum Libertas” në Tetovë vetëm për shkak të vizatimit të grafitit të “Shqipërisë Etnike” janë në proces gjyqësor të akuzuar për kërcënim të marrëdhënieve ndëretnike.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”