Huliganët serbë e therin me thikë pasi menduan se ishte shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Beograd, ku një grup huliganësh serbë kanë therë në qafë një djalë pasi menduan se ishte shqiptar. Ngjarja ndodhi në një autobus urban, teksa i riu Xhelim Limani, rastësisht i preku me qesen që mbante në dorë serbët.

Limani filloi t’u kërkonte falje, por të rinjtë serbë nuk kanë pranuar justifikimet e Limanit.

“E shoh se qenke Shiptar”, citohet t’i ketë thënë njëri nga huliganët, i cili më pas nxjerrë thikën dhe e ka prerë në qafë Xhelim Limanin.

Gazeta Blic raporton se viktima është munduar t’i bind agresorët se është goran, e jo shqiptar. Bëhet e ditur se Limani tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mediave, Xhelim Limani, duket të jetë një goran nga Kosova dhe tash e disa vjet jeton në Beograd, ku bën punë të rënda fizike.

“Është djalë i ndershëm dhe i zellshëm. Ai kurrë nuk e ka lënduar askënd dhe ne fqinjët vërtetë e duam. Gjithmonë ka qenë në gjendje të ndihmojë nevojtarët. Babai i tij vdiq kohë më parë, e nëna para një jave. Është fëmija i vetëm, ndërsa jeton si qiramarrës, herë pas here duke punuar në ndërtimtari. Kur nëna i vdiq ia dhashë paratë për varrim, sepse nuk i kishte. Mjeku thotë se më nuk mund të punojë në ndërtimtar. Se çka do të ndodhë me të nuk e di”, thotë fqinji i tij, i cili identifikohet me inicialet M.J.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close