Vizita e himariotit Jorgo Goro në SHBA me grekët

Çfarë po luhet me Himarën? Po bëhen përpjekje që Vasil Bollano të ngrejë flamurin e autonomisë së Vorio Epirit më 17 shkurt 2014, në Himarë? (Në të vërtetë grekët nuk janë aq trima që të bëjnë veprime të tilla, por ata gjejnë gjithnjë renegatë shqiptar të tipit Vasilis Bollanos që të realizojnë qëllimet e tyre. Dhe Gjeorgji Zografi që shpalli autonominë e Vorio Epirit më 17 shkurt 1914 nuk ishte grek, por shqiptar ortodoks nga Lunxhëria.)

Nga Arben Llalla
Ka disa vite që Himara është kthyer në vend beteje midis shqiptarëve dhe grekëve ekstremistë të cilët duan që këtë qytezë të vogël ta kthejnë në zonë minoritare edhe pse minoriteti grek nuk është vendas dhe pjesa më e madhe e himariotëve janë shqiptarë ortodoks, por të cilët për përfitime ekonomike pas viteve 1990 identifikohen shpeshherë si grek.

Me ardhjen në krye të baskisë së Himarës shqiptari i greqizuar nga Progonati Vasilis Bollanos u shtuan presionet dhe aktivitetet e shoqatave, partive dhe politikanëve grek të Athinës, Amerikës dhe të minoritetit për ta përcaktuar Himarën si qendër të lashtë të greqizmit. Gjatë disa mandatëve që Vasilis Bollanos ishte kryetar i bashkisë së Himarës bëri shumë lëvizje politike në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë duke e kthyer Himarën në arenë lufte politike midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithnjë gjatë fushatave të ndryshme të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare ishim mësuar që Himara të pushtohej për disa ditë nga deputet, policë, politikanë, kriminelë të ardhur me misione nga Athina për destabilizimin dhe krijimin e një imazhi të keq të Himarës shqiptare.

Me humbjen e Vasilis Bollanos në zgjedhjet për pushtetin vendor në maj 2011, u duk se ranë presionet e grekëve për Himarën. Por Kali i Trojës mendon se si të fusin në dorë kryetarin e ri të Himarës Jorgo Gorën i cili fitojë këtë qytezë nën siglën e PS.

Jorgo Goron për ti matur grekët pulsin kombëtar nëse mund të blihet si Bollano e ftojnë në Amerikë Këshilli i himarjotëve të Amerikës ku i kishin rezervuar edhe disa takime me personalitete të jetës politike të Amerikës, por që i përkasin lobit grek të atjeshëm.

Më 15 janar 2012 Jorgo Goro bëri një takim në Annapolis me përfaqësuesit e shoqatës së himarjotëve të Amerikës, ku u diskutua rreth çështjeve që lidhen me Himarën, zhvillimin e turizmit, pornat. Në këtë takim ishin të pranishëm prifti Kozma Karavela, Arben Nina, Stiv Zhupa, Nik Dhimas, Fotis Martinos, Nikos Bezanis, Petro Gjikura etj. Kryetari i baskisë së Himarës ndoqi edhe liturgjinë në kishën e Shën Kostandini dhe Helenës.

Ndërsa më 18 janar z.Goro u takua në Uashinton me Kongresmenin Republikan të shtetit të Floridës greko-amerikanin Gus Biliraqin i cili njihet si njëri nga mbështetësit e fortë të çështjes së grekëve në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të të drejtave të minoritetit grek dhe pronave të kishës ortodokse.

Në Njujork, Jorgo Goro pati takime me vëllezërit Tenet, ish-shefin e CIA Gjeorgjio Tenet dhe Vasili Tenet i cili është mjek.

Sipas disa thashethemeve të grekëve të Amerikës, Jorgo Goro refuzojë të takohej me disa përfaqësues ekstremistë të lobit greko-amerikan të cilët njihen si nxitës të destabilizimit të Jugut në Shqipëri. Ai refuzojë të takohej me përfaqësuesit himariot të Bostonit si dhe me kryetarin e Federatës Epiriotase Dhimitrios Kutulas.

Shumë shpejtë pritet që Pirro Dhima të udhëtoj për në Amerikë për grumbullimin e fondeve për shkollën greke Omeri të Himarës. Sipas lajmërimit të Federatës Epiriotase të Amerikës, Pirro Dhima do të marri pjesë në disa mbrëmje bamirësie si në Boston, Çikago, Njujork, Annapolis, ku do të kërkohen të holla për përhapjen e greqizmit në Himarë dhe më gjerë në jugun e Shqipërisë.(Mundet që një pjesë e të hollave Pirro Dhima ti mbajë për vete sepse gjendet në krizë të thellë ekonomike, baba i katër fëmijëve Dhima në janar dorëzojë targat e makinës xhip si pasojë për mos pagimin e tatim-taksat vjetore.)

Peshëngritësi tashmë i pensionuar Pirro Dhima më 25 mars do jetë në Njujork për të marrë pjesë në paradën që do të organizojë lobi greko-amerikan me rastin e festës së Pavarësisë së Greqisë. Në 31 mars do gjendet në Atlantik Cyti.

Më 22 Prill Dhimas do të bëj takime me grekët e Bostonit. Janë paraparë gjithashtu takime të Pirro Dhimës me kryepeshkopin e Amerikës Dhimitris, me kryetarin këshillit Botëror të Epirit si dhe me kongresmenin greko-amerikan Gus Biliraqis, takim që do mbahet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Ne radhe te pare duhet te dini qe kryetari i bashkise se Himares quhet Gjergji Goro,ish-nxenes
    ne shkollen"Skenderbej" dhe ish- student i Shkolles se Larte te Bashkuar te Oficereve "Enver
    Hoxha".Shpresoj te mos e kete nderruar emrin vete
    ai,ne Jorgo,shpresoj te jete gabim i mjeteve te
    informacionit.Sepse nga nje njeri qe mohon vetveten,mos prisni te mos mohoje ideale te tjera.

  2. jorgo goro është himarjot dhe përfaqëson Himarën nuk përfaqëson shqipërinë ai udhëheqës që nuknjeh dhe zbaton dëshirën e elektoratit të tij del nga rrealiteti jorgo goro është njeri i zgjuar si e gjith Hmara dhe HMARJOTËT juve tu zërë meraku për udhëheqësit dhe drejtusit tuajnga e kanë drejtimin se jorgo goro e ka drejtimin për në Evropën e bashkuar se ka qënë është dhe do jetë Evropjan si nga mendja dhe nga gjaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close