Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pitella: Mëkat nëse Shqipëria humb statusin në 100 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pitella deklaroi në Tiranë se do të ishte mëkat nëse Shqipëria do të humbiste shansin historik të hyrjes në Bashkimin Europian në 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këtë deklaratë Gianni Pitella e bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.

“Jam këtu për të rinovuar miqësinë time personale me Ministrin tuaj të Punëve të Jashtme, si dhe për të shprehur bindjen time dhe të Parlamentit Evropian, në të cilin jam Zëvendëspresident i Parë, që Shqipëria të hyjë në rrugën e modernizimit duke zgjidhur të gjitha çështjet e hapura si: Ligji i ri Zgjedhor, reformat institucionale dhe rregullorja parlamentare, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër kriminalitetit. Pra të zgjidhen të gjitha çështjet që janë ende të hapura në mënyrë, që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat të BE-së”, deklaroi Pitella.

Më tej ai u shpreh se “Do të ishte një mëkat nëse në 100 vjetorin e pavarësisë, Shqipëria të humbiste këtë eveniment të madh historik, siç është hyrja në BE. Unë pres që gjithësecili të bëjë pjesën e vet; ia kam thënë këto gjëra partisë opozitare, ia kam thënë edhe qeverisë, dhe sot ministrit, që ka përgjegjësinë më të madhe të punojë në këtë drejtim”.

Zëvendëspresidenti i PE-së theksoi se 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë do të kremtohet edhe në Itali.

“Në rajonin tim që është Bazilikata ka shumë komunitete shqiptare dhe sëbashku me Ministrin do të organizojmë takime në disa universitete italiane”, u shpreh Pitella, duke nënvizuar se sfida kryesore që duhet të përjetojë Bashkimi Evropian, është vendosja e raporteve shumë të mira me Ballkanin dhe me Mesdheun.

Ndërkaq gjatë bisedës me zëvendëspresidentin e PE-së Gianni Pitella, ministri Haxhinasto vuri në dukje se Shqipëria ndodhet në një situatë të re, ku tashmë sfida parësore është zhvillimi i një dialogu cilësor politik në dobi të përmbushjes së 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Ministri theksoi se ky është fokusi i punës së qeverisë, dhe ky duhet të jetë dhe epiqendra e aksionit politik kombëtar.

“Qasja konstruktive e opozitës është e domosdoshme për prioritete kyçe si reforma zgjedhore, reforma parlamentare, miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, etj”, u shpreh Haxhinasto.

Zv.Presidenti Pitella theksoi se është shumë e rëndësishme që të përshpejtohen hapat për realizimin e reformave të përcaktuara si prioritare, duke nënvizuar se përmbushja e reformës zgjedhore, parlamentare etj, nuk duhet të ndikohen nga zhvillimet e tjera politike në vend, dhe se duhet ruajtur afati i vendosur për realizimin e tyre, duke shtuar se ky mesazh është përcjellë ndërsjelltas edhe tek përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri.

Ministri Haxhinasto gjatë prononcimit për median bëri me dije se Pittela ka një lidhje shqiptare në gjenealogjinë e familjes së tij, andaj sipas Haxhinastos ai do të jetë pjesë e festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë si në Itali, edhe në festimet që do të zhvillohen në Parlamentin Evropian.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button