Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi

Berisha me vellain Aliev

Nacionalistët serbë kanë kohë që thonë se shqiptarët kanë mbërritur këtu nga Kaukazi. Tani është kryeministri Sali Berisha që po i mëshon kësaj teze skandaloze pas vizitës që ka zhvilluar në Azerbajxhan. Për të justifikuar marrëdhëniet e pista të biznesit me Aliev, Berisha ka shkuar kaq larg, raporton e përditshmja Shqip. “Po theksoj një fakt, në planetin tonë ka pasur dy Shqipëri, një “Albania e Kaukazit” dhe një Shqipëri në Ballkan. Cilat ishin lidhjet në të kaluarën është shumë e paqartë, është në duart e historianëve ta qartësojnë atë. Por çfarë do të bëjmë për të ardhmen është shumë më e rëndësishme duke punuar së bashku, dhe ju siguroj se jam shumë i përkushtuar ndaj saj,” tha Berisha.

Në të vërtetë nuk ka pasur kurrë një Shqipëri të Kaukazit. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët, askush nuk e di. Ky shtet pushoi së ekzistuari që në shekullin 11. Gjuha është klasifikuar si kaukaziane dhe nuk ka lidhje me gjuhën shqipe. Askush nuk ka dalë në konkluzione të kundërta. Por si të mos mjaftonte kjo, edhe ambasadori i Azerbajxhanit në Greqi i ka mëshuar tezës së lidhjeve të gjakut mes azerëve dhe shqiptarëve, duke e bërë skandalin edhe më të madh për shkak se ai flet në emër të presidentit Aliev. “Historia e lidhjeve të përbashkëta mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4-t., kur shteti me emrin e Shqipëri u shfaq në territorin e Republikës së Azerbajxhanit. Ajo zë vend të veçantë në historinë tonë pasi ishte një nga rajonet e para në Kaukaz, të cilat pranuan krishterimin si fe shtetërore dhe u bë atdheu i parë i kishave të krishtera në Kaukaz. Deri tani kemi përmendur këto kisha në Azerbajxhan si në gjuhën shqipe. Dhe në qoftë se unë nuk gaboj, në gjuhem shqipe ‘kish’ do të thotë ‘kishë’,” ka deklaruar Rahman Mustafajev.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close