Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Berisha i kundërpërgjigjet Daçiçit: Ke frikë nga “Shqipëria e Madhe”

Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit serb, duke thënë se serbët kanë frikë nga “Shqipëria e Madhe”.

Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç kërkoi heqjen e përmendores së heronjve të Preshevës, pasi i krahasoi ata me terroristët e Al Qaeda-s.

Sipas Berishës, krahasimi i Daçiç për shqiptarët me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd.

Reagimi është bërë në profilin e kryeministrit në “Facebook”, ku Berisha thekson se ata ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës se Preshevës.

“Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në New York një përmendore e terroristeve të Al Qaeda-s?”, shkruan Berisha.

Ai thotë më tej se, luftëtaret e lirisë ranë për lirinë e qytetareve shqiptare të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga regjimi i Milloshevçit. “Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shume liri, të drejta dhe autonomi për shqiptaret e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e regjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga regjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon ne Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë! – sb”, shkruan Berisha në Facebook.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button