Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Maqedoni, rishfaqet grupi paraushtarak

Në Maqedoni është rishfaqur së fundmi organizata paraushtarake Forcat e Bashkuara Maqedonase, e njohur ndryshe si MOS.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “INA”, grupimi Makedonski Obedineti Sili është paraqitur duke përdorur rrjetet sociale të internetit, në vecanti Facebook.

Në një deklaratë të sajën online, MOS ka njoftuar se së shpejti do të bëjë paraqitjen publike me kërkesat dhe qëllimet e saj, si dhe ka shprehur interesin për anëtarësime në radhët e saj.

“Interesi për anëtarësime në radhët e organizatës është i madh. Ne po ndjekim me vëmendje ngjarjet e fundit në Strugë dhe jemi të gatshëm të jemi në dispozicion të institucioneve shtetërore”, thuhet në deklaratë.

Së fundmi në Strugë janë rritur tensionet ndëretnike mes shqiptarëve myslimanë dhe maqedonasve të krishterë, të cilët kanë kaluar edhe në veprime vandale.

Kështu, në muret e një xhamie në qytetin e Manastirit, mbrëmjen e së martës persona të panjohur shkruan grafitin “Vdekje për shqiptarët”.

Në të njejtën natë i është vënë zjarri një kishe në Recicë të Tetovës, por nga djegia e tërësishme, kishën e kanë shpëtuar banorët shqiptarë të fshatit.

Tensionet ndëretnike lindën pas karnavaleve maqedonase të mbajtura në këtë zonë, ku u tallën e ofenduan shqiptarët. Gjithashtu, talljes së karnavaleve nuk u shpëtoi as Greqia ndaj së cilës u mbajt “ceremonia e varrimit”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button