Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Maqedoni, këngë për shfarosjen e shqiptarëve (VIDEO)

Një këngë me përmbajtje fyese dhe anti-shqiptare po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe po vazhdon të dëgjohet në Maqedoni.

Agjencia e lajmeve INA njofton se prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, e dëgjuar tejmase duke arritur shifra rekorde, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.

Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional se si po dëgjohet ajo.

Agjencia e lajmeve INA ka përkthyer edhe strofat e kësaj kënge, ku bëhet thirrje për shfarosjen e shqiptarëve.

Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj kënge. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj.

MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.

Kënga origjinale nga youtube:

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button