Sportistët shqiptarë do ta bojkotojnë fanellën e Maqedonisë
Kampionati evropian në hendboll përfundoi, por la shumë enigma të pazgjidhura nga Federatat sportive dhe kreu i shtetit të Maqedonisë, pasi në Nish dhe Beograd u fyen shqiptarët, kërkohej shtet “i pastër”, “vdekje për shqiptarët” edhe shumë ofendime tjera nga ana e fansave maqedonas.
Për parandalimin e kësaj dukurie negative që po zgjat vite me radhë, hapin e parë e kanë bërë mediat shqiptare që vendosën të bojkotojnë gjitha aktivitet e federatave sportive në vend, deri në momentin kur kreu shtetëror do t’i dënojë të njëjtat dhe do të bëj diçka për parandalim të të njëjtave.
Nga ana tjetër, u kërkua edhe falje publike nga aktorët. Hapin e dytë siç duket do ta bëjnë reprezentuesit shqiptarë që mbrojnë fanellën e Maqedonisë të cilët ekskluzivisht për gazetën “Zhurnal Plus” thanë se janë të gatshëm të bojkotojnë çdo aktivitet me reprezentacionin pasi ata i japin shumë këtij vendi dhe nuk është e drejtë që të fyet populli që i përkasin.
Fazli: S’shkon më kështu
Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Samir Fazli, tha se kështu nuk shkon më dhe patjetër duhet të ndalohet kjo dukuri negative. “Sharjet ndaj shqiptarëve i kam përjetuar disa herë kur kam qenë lojtar aktiv, mirëpo unë jam profesionist dhe kam shikuar punën time. Mirëpo, kjo tani ka shkuar në ekstrem dhe kjo nuk durohet më.
Me një fjalë fansat maqedonas ia kanë nxjerr fundin. Thjesht këtu po shihet se ata nuk na donë si popull. Kam menduar disa herë që edhe unë të bojkotoj fanellën e Maqedonisë deri në momentin kur të del dikush dhe do të dënoj këto veti negative. Sa për shembull pasi unë luaj në kampionatin holandez, thirrjet racistë këtu dënohen bile -bile edhe me burg”, pohoi lojtari i Herenvenit.
Useini: Do heq fanellën e Maqedonisë
Futbollisti i Shkëndijës Muhamet Useini ndihet shumë rëndë kur dëgjon nga fansat maqedonas thirrje antishqiptare, kurse atë madje e ka trishtuar se të njëjtave i janë bashkangjitur edhe disa lojtar të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll.
“Të them drejtën asnjëherë nuk jam ndier më keq në jetë se kur dëgjoja thirrjet antishqiptare në kampionatin evropian në Hendboll. Pra luajnë me ekipe që skano lidhje me shqiptaret e fyet populli ynë. Kjo nuk ndodh askund vetëm tek ne.
Mirëpo kjo dukuri është dëgjuar shumë herë edhe në stadiumet ku kam luajtur, dhe të them drejtën, jam i mendimit që duhet të gjithë reprezentuesit shqiptar që mbrojmë ngjyrat e këtij vendi ti bojkotojmë garat deri në momentin kur të dënohen të njëjtat dhe të zhduken këto fyerje. Unë personalisht kam vendos që në të ardhmen nëse jam në lojë e shahet kombi im, unë do të hiqi fanellën e Maqedonisë dhe do të largohem nga fusha, si shenjë proteste”, tha Useini.
Jakupi: Këto janë gjeste primitive
Kampioni evropian në karate, Berat Jakupi, po ndjehet shumë i ofenduar së pari si shqiptar por edhe si sportist që i ka dhuruar këtij vendi disa medalje ndërkombëtare. “I kam dëgjuar ofendimet nga ana e tifozëve maqedonas si dhe këngët fyese ku madje ju bashkëngjiten edhe lojtaret e kombëtares se hendbollit dhe të tregoj të drejtën jam ndjerë tepër i ofenduar. pikësëpari si shqiptar e pastaj edhe si sportist i cili mbroje edhe ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë.
Ky gjest e në veçanti gjesti i sportistëve është i papëlqyeshëm dhe primitiv. Është e rrugës që dikush të kërkojë falje për kësi lloj veprimesh”, tha Jakupi, duke shtuar: “këto fyerje që janë të drejtuara ndaj shqiptarëve sigurisht që na prek më së shumti neve sportistëve që mbrojmë ngjyrat e këtij vendi kështu që vë në pikëpyetje atë se a do të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares maqedonase.
Unë pres që dikush të kërkon falje për kësi veprimesh anticivilizuese, e në të kundërtën do jem i detyruar që të distancohem dhe mos të jem pjese e atyreve që ofendojnë dhe fyen shqiptaret. E kam obligim moral”, përfundoi Jakupi.
Deari, Huliganët janë të mbështetur politikisht
Reprezentuesi i Maqedonisë dhe njëri ndër tenistët më të mirë shqiptar, Shëndrit Deari, thotë se thirrjet antishqiptare kanë rrënjët politike. “Huliganët sportiv mendoj se janë të mbështetur politikisht, dhe ndoshta i kuptoj, mirëpo jam i habitur nga kolegët e mi sportiv në këtë rast disa hendbollistë që këndonin këngët e njëjta fyese.
Kisha lutur reprezentuesit që të kenë kujdes dhe mos të bijën pre e provokimeve të tilla. Kjo duhet të vihet në kontroll kështu që lus edhe partitë politike të bëj diçka më shumë për ti dënuar të njëjtat dhe kjo veti të zhduket. Në të kundërtën së bashku me sportistët shqiptar që mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë do të vendosmi të bojkotojmë garat deri në at moment kur të rregullohet kjo atmosferë e brishtë”, pohoi Deari.
Ajeti: Maqedonia po e tregon kulturën sportive
Ndërkohë, Habil Ajeti, ish volejbollisti i Shkëndijës, tani anëtar i ekipit të fuqishëm zviceran Lugano, për gazetën “Zhurnal Plus” ka zbuluar se dy herë ka bojkotuar reprezentacionin e Maqedonisë pasi nuk ishte i kënaqur. Nga ana tjetër, ai thotë se po të ishte tani në reprezentacion me siguri do të bojkotonte gjithçka deri në momentin e zgjedhjes së qeshjes së thirrjeve antishqiptare.
“Kam pasur shumë dëshpërime në jetë pasi disa vite me Shkëndijën kam qen lojtari më i mirë dhe asnjëherë federata e Maqedonisë nuk më zgjodhi si më i suksesshmi, mirëpo kjo që po dëgjoj nëpërmjet medieve pasi unë gjendem në Zvicër është jashtë sportit. Në çdo shtet nëpërmjet sportit shihet kultura e një populli, dhe po shihet Maqedonia se çfarë kulture ka. Unë personalisht do të mbështetja bojkot”, pohoi Ajeti.
Thaçi: 10 Olimpiada i kisha shkelur për kombin
Ish reprezentuesi i Maqedonisë në basketboll ka reaguar ashpër ndaj provokimeve në sport dhe sipas tij maqedonasit po tregojnë se sa na urrejnë.
“Të gjithë e dinë se unë në reprezentacion nuk jam vetës se jam shqiptar, mirëpo nëse do të më ishte dhënë mundësia që prapë të luaj për Maqedoninë dhe të bëj zgjidhje, me ditë se në 10-të Olimpiada më dërgojnë unë prapë se prapë nuk do të kisha shkel kombin për një panel verdh e kuq që aspak se ndjej si të timin. Me një fjalë ata po na fyen dhe me këtë po tregojnë se na urrejnë”, tha Thaçi.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”